RRETH HARMONIA
Filozofia dhe Qëllimi
Filozofia jonë është të investojmë në të ardhmen dhe që kur kemi filluar të operojmë, këtë rregull e kemi ndjekur me besim në çdo hap që kemi bërë. Me klientin në fokus, Harmonia Hotels Group zhvillohet vazhdimisht për të arritur jo thjesht kënaqësinë e mysafirëve, kryesisht për të tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Stafi trajnohet vazhdimisht për të arritur objektivin tonë kryesor: të bëhemi Marka e Mikpritjes në Shqipëri.
Dëshira jonë është që më në fund të krijojmë në vend, një përvojë e cila do të promovonte vlerat reale të Shqipërisë. Shërbimi i personalizuar dhe mikpritja e ngrohtë tradicionale shqiptare drejtojnë personelin tonë në çdo kohë. Çdo ditë është një sfidë e re për përmirësimin e trajtimit dhe shërbimit të mysafirëve.